ZEKIRIJA RAMADANI
Ramadani: Gabimet tona ua dhanë fitoren
26 August, 2017 @19:22
Trajneri që e bëri Trepçën’89 për herë të parë kampion në histori të klubit, Zekirija Ramadani, ka thënë se lojtarët e tij ia dhanë mundësinë prizrenasve që të fitojnë lojën.
Ai pak ka fajësuar edhe motin e nxehtë, por edhe ka pasur kritika në referim në një moment, derisa arsyen e humbjes e ka vlerësuar si gabim të ekipit.
“Përmes gabimeve tona i dhamë mundësi që Liria të fitojë ndeshjen. Këtë edhe u kam thënë lojtarëve para ndeshjes. Në këto ndeshje derbi, një gabim vendos dhe kështu ndodhi,” ka thënë Zekirija Ramadani, trajner i Trepçës’89 pas humbjes së parë në stinorin e ri të ekipit të tij.
89’shi përkundër se në disa raste u tregua i rrezikshëm dhe kryesisht mbante portën e vetë të sigurtë, pas një gabimi të mbrojtjes që çoi në penallti, pësoi dhe humbi ndeshjen nga Liria 1-0.