BLEDI SHKËMBI
Shkëmbi: Ende s’kemi dhënë 100%
26 August, 2017 @19:03
Trajneri korçar i Lirisë, Bledi Shkëmbi, është shprehur të jetë i lumtur me fitoren e parë të arritur në Superligë si trajner i ekipit prizrenas.
Ai është përqafuar me gjithë stafin dhe lojtarët me të rënë fishkëllima e fundit e gjyqtarit të ndeshjes sot në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, ndërsa Liria ka marrë tre pikët e para në kampionat, duke e mposhtur kampionin aktual të Superligës, Trepça’89.
“Kemi luajtur fortë dhe kemi kërkuar fitoren. Kemi shfaqur lojë të mirë që duhet ende përmirësuar, pasi që lojtarët ende nuk ka arritur 100%-shin e tyre,” ka thënë ndër të tjera Shkëmbi, menjëherë pas ndeshjes për mikrofonët e mediave.
Liria pasi që u mposht nga Vëllaznimi në xhiron e parë të Superligës si mysafir, sot ka marrë pikët e para të stinorit, derisa xhiron që vjen e pret derbi i radhës, ndaj Prishtinës.