UNITED-LEICESTER
United vazhdon pagabueshëm
26 August, 2017 @20:45
Tre ndeshje, tre fitore dhe ende asnjë gol i pranuar në stinorin 2017/18 në Premier Ligë janë statistikat kryesore të Manchester Unitedit të Jose Mourinhos, që sot mposhti Leicester Cityn në Old Trafford me rezultat 2-0.
Përkundër se Romelu Lukaku dështoi të shënonte penalltinë në fillim të pjesës së dytë, kjo nuk i pengoi djajve të kuq që të shënojnë dy herë në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes, kur Marcus Rashford (70’) dhe Marouane Fellaini (82’), tundën rrjetën e ish-kampionëve për fitoren e tretë me radhë të ekipit.
Më e rëndësishmja, mbetet lëvizja e Mourinhos kur inkuadroi Rashfordin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa Fellainin në minutën e 74-të. Që të dy zëvendësuesit shpejt shënuan golat, që dhanë fitoren në Old Traffordin përplotë me tifozë.