NË PRIZREN
Meriton Korenica kthehet në shtator
27 August, 2017 @12:20
Pas lëndimit të pësuar atij iu desht të operohet. Futbollisti i Lirisë, Meriton Korenica, tashmë ka kaluar edhe operimin dhe ekipi ka bërë të ditur se pas 3 javësh ai do të jetë i gatshëm t’i bashkohet shokëve të skuadrës në ekip.
Liria dje shënoi fitoren e parë të stinorit duke e mposhtur Trepçën’89 në Prizren, 1-0, me anë të golit të Mevlan Zekës të shënuar nga penalltia.
Xhiron që vjen, Liria është mysafire e Prishtinës, që njejtë si prizrenasit ka tre pikë pas dy xhirove të para.