RREGULLAT E PANUCCIT
Panucci s’pranon Cikalleshin
28 August, 2017 @12:57
Përkundër se në konferencën e parë për shtyp prezentoi listën e të ftuarve me 24 lojtarë, Christian Panucci sot ka bërë të ditur se nuk janë 24 por 23 futbollistë të ftuar për kualifikueset e shtatorit ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë.
TABELAT KUALIFIKUESE DREJT RUSIA 2018
“Janë 23 futbollistë, pasi që në mëngjes bisedova me telefon me Cikalleshin. Ai duhet të ishte i pranishëm për të nënshkruar me një ekip të ri të tijin. Pasi e dëgjova i thashë se nuk mund t’i jap leje. Kontratat mund të nënshkruhen edhe përmes mailit ose menaxherit. Pastaj, vizitat mjekësore mund të kryhen edhe këtu në Tiranë. Duke mos ardhur në orar të caktuar në grumbullim, lojtari do të qëndrojë në shtëpi, sepse janë disa rregulla të mia dhe të FSHF-së që duhet të respektohen. Lojtarët nuk mund të veprojnë sipas mendjes së tyre,” ka thënë Panucci, transmetojnë mediat tiranase fjalët e tij sot.
Shqipëria më 2 shtator pret Lihtenshtajnin, ndërsa më 5 shtator udhëton në Maqedoni. Panucci do të debutojë si trajner i kuqezinjëve në ndeshjen e parë ndaj Lihtenshtajnit.