TONI MAWEJJE
Tirana zyrtarizon mesfushorin e Ugandës
30 August, 2017 @9:44
Skuadra e Tiranës që këtë stinor do të kërkojë rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit shqiptar, pas stinorit katastrofal 2016/17, ka zyrtarizuar sot mesfushorin e reprezentacionit të Ugandës, Toni Mawejje.
Mawejje 30 vjeç është mesfushor me përvojë dhe së fundi ka qenë pjesë e ekipit islandez Throttur Reykjavik. Ai ka kaluar si lojtar i lirë te Tirana, derisa ka 16 paraqitje me reprezentacionin e Ugandës dhe ka 4 gola të shënuara.
Tirana ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me lojtarin në fjalë.