RISITË E PANUCCIT
Memolla mund ta lë jashtë Agollin
30 August, 2017 @9:22
I ftuar për herë të parë në ekipin A kombëtar, mbrojtësi i krahut të Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, mund të jetë startues në përballjen që Shqipëria e zhvillon ndaj Lihtenshtajnit këtë të shtunë.
Bile, mediat nga Tirana shkruajnë se Christian Panucci ka pëlqyer shumë më shumë Memollën sesa kapitenin me përvojë, Ansi Agolli për pozitën e krahut të majtë dhe kështu, fare nuk është çudi që Memolla mund të debutojë si startues në Elbasan Arena, që në ndeshjen e parë të tij si senior te kuqezinjtë.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Kavajasi Memolla është 25 vjeç dhe është i rregullt te Hajduku, derisa Agolli 34 vjeç ka siguruar për herë të parë Ligën e Kampionëve me ekipin e tij nga Azerbejxhani, Qarabag.