VENDIMET E KOMISARIT
Gjilani, Flamurtari dhe Prishtina në disiplinore
30 August, 2017 @8:31
Pas ndeshjeve të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, Komisioni i Garave të FFK-së ka inicuar procedura disiplinore, pasi që ka vëzhguar materialet e ndeshjeve dhe raportet e mediave.
Kështu, Gjilani, Flamurtari dhe Prishtina janë futur në procedurë disiplinore për shkak të ndezjes dhe hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë nga tifozëritë e tyre, ndërsa disiplinores nuk i ka shpëtuar as trajneri i Vllaznisë së Pozharanit, Bekim Isufi, që është larguar nga banka në minutën e 55-të të ndeshjes Vllaznia - Llapi, për shkak të fyerjeve, sharjeve ndaj referit të katërt të ndeshjes, A. Shala.