STËRVITJET E KOSOVËS U21
Puna kryesore, shmangia e gabimeve
30 August, 2017 @8:46
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë derisa Kosova U21 të zhvillojë ndeshjen e tretë të Grupit 5 kualifikues për europianin e radhës në futboll.
Puna kryesore që është bërë në Agrom Rama të Obiliqit dje ka qenë aspekti tekniko-taktik, ku qëllimi ka qenë shmangia e gabimeve nga ndeshja e kaluar Norvegjia U21 - Kosova U21, të cilën shpresat e Kosovës e humbën në fushë, por pastaj e fituan në tavolinë pasi që norvegjezët kishin futur një lojtar pa të drejtë loje në atë ndeshje.
Dueli Kosova U21 - Norvegjia U21 zhvillohet ditën e Bajramit, më 1 shtator me fillim në ora 19 në Adem Jashari të Mitrovicës.