NGA LAUSSANNE TE MAINZ
Benjamin Kololli në Bundesligë
30 August, 2017 @13:53
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Benjamin Kololli, pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Mainzit në Bundesligë, ka bërë të ditur sot Panorama Sport, duke u bazuar në mediat italiane.
Kololli 25 vjeç që në Kosovë luan si mbrojtës krahu, që të njejtën e bën edhe në mes të fushës, shpejt pritet që të lë Laussannen në Zvicër për tu bërë pjesë e ekipit të Mainzit në Bundesligë.