KOSOVA U17 0-2 UKRAINA U17

Foto: FFK
KosovaU17 pësojnë humbje nga Ukraina
Teksti: FFK
20 April, 2022 @16:15
Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje nga Ukraina, në ndeshjen e parë të raundit elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti, që do të mbahet në Izrael në maj-qershor.
Ndeshja e zhvilluar në Itali, në kuadër të grupit të gjashtë, u mbyll me fitoren e Ukrainës, me rezultat 2:0.
Në pjesën e parë të ndeshjes të dyja palët ishin të kujdesshme dhe sikur e analizonin lojën e njëri-tjetrit. Në këtë pjesë nuk pati kërcënime serioze për portat. Ndërsa, pjesën dytë të lojës futbollistët e Kosovës e nisën furishëm, krijuan raste shënimi, por pa konkretizime. Rastin më të mirë e pati Erion Kajtazi kur u gjend përballë portierit Kravts dhe në përpjekje për ta paraboluar, tërthorësja ia mohoi golin.
Edhe në vazhdim Dardanët e rinj nuk u ndalën dhe në minutën e 73-të Bllaca gjuajti fuqishëm, por portieri ukrainas me mund e dëboi topin topin. Duhet veçuar se edhe portieri Gjokaj, si në pjesën parë ashtu edhe në pjesën e dytë pati disa pritje të jashtëzakonshme. Ndërkaq, ukrainasit me dy kundërzbritje arritën të shënojnë. Fillimisht në minutën e 73-të Kramchanin shënoi për 1:0, ndërsa Guslev shënoi në minutën e 90+1 për rezultatin përfundimtar. Djemtë tanë u angazhuan dhe luajtën mirë, por në fund rezultati ishte në të mirë të Ukrainës.
Pas ndeshjes përzgjedhësi, Arsim Abazi, u shpreh: “Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe të them të drejtën ne e patëm në dorë lojën dhe te rezultati 0:0 krijuam disa raste. Por edhe njëherë u vërtetua maksima në futboll, kur nuk shënon atëherë pëson. I kemi edhe dy ndeshje ndonëse me kundërshtarë më të fortë, por me disa ndryshime dhe angazhim maksimal besoj se do të arrijmë rezultate pozitive”.
matchBOX:
Kosova – Ukraina 0:2 (0:0)
Stadiumi: “Stefano Lotti” në Poggibonisi
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: Iwan Arwel Griffith (WAL), Ian David Bird (WAL) Andrea Zingarelli (ITA) dhe Manuel Volpi (ITA)
Shënues: Kremchanin (75′), Guslev (90+1′) për Ukrainën
Kartonë të verdhë: Fazlija e Kajtazi te Kosova – Matkevih te Ukraina
Kosova: Gjokaj, Marku (Lokaj), Sylaj, Zeqiraj, Bajraktari (Ahmeti), Bashota (Muji), Fazlija, Jashari, Merlaku (Merlaku), Krasniqi, Kajtazi. Ukraina: Kravets, Dzen, Matkverych (Bats), Firman, Kremchanin, Vasylets, Yanovich, Bollkon, Balaba, Syzoniuk, Guslev.