LEOTRIM KRASNIQI

Krasniqi: Luajtëm mirë në pjesën e parë
5 May, 2021 @18:02
Trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, pas ndeshjes me Prishtinën tha se skuadra e tij luajti mirë në pjesën e parë, ndërsa pas golit të dytë të Prishtinës në pjesën e dytë, ekipi u demoralizua më shumë.
“Jam i kënaqur me lojën e ekipit në pjesën e parë. Patëm raste për të shënuar edhe gol dhe luajtëm mirë. Kemi nxjerrë topin nga prapa shpeshherë rrjedhshëm duke dalur rrezikshëm përpara. Ndërsa në pjesë e dytë, goli i dytë i Prishtinës na dëmtoi jashtëzakonisht shumë si ekip dhe ishte vështirë të rikthehemi në lojë”, tha Krasniqi për Art Sport.
Prishtina këtë ndeshje e fitoi me rezultat të thellë, 0-3, në ndeshjen që u luajt në Brestovik.