PARA LUKSEMBURGUT

Gianni De Biasi/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Krejt ndryshe ndaj Luksemburgut
28 March, 2016 @20:37
Selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka thënë se ekipi i tij do të duket krejt ndryshe në përballje ndaj Luksemburgut, ka bërë të ditur Panorama Sport sot. Borozani.com
Në konferencën për shtyp të mbajtur në zyret e stadiumit të Luksemburgut një ditë para miqësoret italiani ka thënë se do të ketë formacion tjetër në këtë ndeshje.
“Do të kemi disa ndryshime në raport me ndeshjen e parë kundër Austrisë. Do të aktivizohen një pjese e futbollistëve që nuk luajtën në takimin e parë,” ka thënë De Biasi.
“Do të provoj diçka ndryshe sepse kundërshtarët nuk janë të njejtë,” ka shtuar ai.
Shqipëria u mposht nga Austria 2-1 në Vienë, ndërsa nesër ndeshet me Luksemburgun.