Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTANBUL

Kristal Abazaj në ligën e dytë turke

Kristal Abazaj në ligën e dytë turke


21 September, 2020 @16:35

Edhe një zyrtarizim i një futbollisti shqiptar në futbollin turk.

Kristal Abazaj që është lojtar i Anderlechtit dhe iu kthye Kukësit si huazim në stinorin e kaluar, tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Istanbulsporit në Turqi.

Njoftimin e ka dhënë agjencioni që kreu këtë transferim, ndërsa Abazajt i është uruar sukses në ekipin e ri.

Në stinorin e fundit në Superiore Abazaj ka qenë ndër golashënuesit e dalluar aty, duke shënuar 10 gola në 31 paraqitje.

Istanbulspor në anën tjetër ka nisur stinorin me një fitore dhe një humbje në 1. Lig të Turqisë, që është kategoria e dytë për nga rëndësia e futbollit në Turqi.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore