LA LIGA

Foto:Google
Kroos, lojtari i muajit shkurt
13 March, 2021 @12:19
Toni Kroos, mesfushori i Real Madrid, u shpall më i miri i muajit shkurt dhe falenderoi ‘Mahou’ për çmimin lojtari i muajit shkurt, por ai shpreson të fitojë “çmime me ekipin” këtë sezon.
”Çmimi është gjithmonë i mirë, por siç më njihni ju e dini që unë preferoj çmime me ekipin. Për këtë ne luftojmë çdo ditë, përpiqemi të fitojmë diçka si ekip, por mua më pëlqejnë këto çmime”, tha ai.
Gjermani shprehu se i vetëm nuk do të fitonte asgjë dhe se përpiqet të ndimojë ekipin.
“Me stilin tim gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin. Unë nuk jam një lojtar individual sepse e di që vetëm nuk do të fitoj asgjë. Unë do të ndihmoj me cilësinë që kam për të fituar lojëra dhe tituj.”