DEBUTUESIT
Kryeziu dhe Rashani debutues te Kosova
10 November, 2015 @15:20
Albert Bunjaki për herë të parë ka ftuar në përfaqësuesen e Kosovës mesfushorin e Brondbyt, Elbasan Rashani.
Rashani, ka nënshtetësi norvegjeze dhe është lindur në Hillestrop të Skandinavisë.
Ai pjesën më të madhe të karrierës së tij si i ri e ka bërë në Odd të Norvegjisë, derisa stinorin e kaluar kaloi te ekipi i madh danez, Brondby.
Majtaku Rashani në stinorin e kaluar regjistroi 14 paraqitje për Brondbyn në elitën daneze duke shënuar 2 gola për ekipin e tij, ndërsa 22 vjeçari këtë stinor veçse ka bërë 10 paraqitje me një gol të shënuar.
Në anën tjetër, Hekuran Kryeziu është një mesfushorë tjetër legjionar që do të ketë mundësinë për të luajtur për Kosovën.
Ai u rrit në Luzern si lojtar dhe tashm është lojtar standard i ekipit elit zviceran.
Kryeziu është gjithashtu 22 vjeçar dhe është i padiskutueshëm te ekipi i tij me 12 paraqitje në 12 ndeshje të këtij stinori, ku ka regjistruar edhe një lot të shënuar.
Ai stinorin e kaluar u kalit te Vaduz, për t’iu rikthyer më i fortë te Luzerni.
Të dy këta, për herë të parë janë ftuar nga Albert Bunjaki për Kosovën dhe do të kenë rastin që të paraqiten në përballje ndaj Shqipërisë.