INICIMI I DISCIPLINORES
Kapiteni i Trepçës’89 në disciplinore
10 November, 2015 @12:43
Futbollisti me përvojë i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, që është njëkohësisht edhe kapiten i ekipit mitrovicas, është futur në procedurë disciplinore nga FFK-ja për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen derbi të xhiros, Besa-Trepça’89.
Besa kishte mposhtur Trepçën’89 1-0 në këtë ndeshje, derisa Idrizi kishte shkaktuar penallti duke e larguar topin me dorë, që hynte në portë. E penalltinë nuk kishte arritur ta shënojë Fetim Kasapi.
Kartoni i kuq ishte i pashmangshëm për kapitenin e ekipit mitrovicas në këtë rast.
Për më tepër, Komesari i Garave të FFK-së, Ismet Ahmeti, ka futur në disciplinore dhe zyrtarin e Besës së Pejës, Arbër Muhaxheri, i cili kishte fyer asistentin e dytë të ndeshjes, Edmond Zeqiri, me pretekst se ka anuluar golin e rregullt të Besës.