TE TREPÇA
Kthehen vëllezërit Zekiqi
12 November, 2016 @15:51
Trepça është duke e zhvilluar aktualisht ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës ndaj Kerasan Prishtinës.
Ajo që vlen të përmendet është se pas disa ndeshjeve mungesë, ekipit i janë kthyer reprezentuesit e Kosovës, Samir dhe Burim Zekiqi, të cilët aktualisht janë duke luajtur për ekipin.
Dyshja, në ndeshjet e fundit nuk qe pjesë e ndeshjeve, ndërsa pas ndërrimit të trajnerit Neven Plantak ata janë përsëri në formacion.
Trepça ka emëruar trajnerin e ri të ekipit, Dimitris Papadopoulos, por sot po drejtohet nga Ilir Selmani.