SHPRESA

Kukësi do fitoren në Mal të Zi
16 July, 2015 @21:48
Pero Pejic, njeriu që nuk ndalet së shënuari për vite me radhë në Kategorinë Superiore shqiptare pa marrë parasysh për kë luan, pas ndeshjes është shprehur optimist përkundër humbjes.
“Mungoi vetëm goli. Nuk ishim agresivë sa duhet dhe u ndëshkuam. Ekipi i tyre ishte më i dobët se i joni dhe do t’i mposhtim atje,” ka thënë Pejic menjëherë pas ndeshjes për mediat shqiptare sonte.
Kukësi pësoi në Qemal Stafa në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Europa League nga Mladost i Podgoricës. Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten tjetër në Podgoricë.