KUKËS
Kukësi me premi për fitore
24 July, 2015 @10:51
Janë premtuar 100 mijë euro nga kryetari i Kukësit, Safet Gjici, për kalim në raundin e tretë kualifikues të Europa League.
Futbollistët e Kukësit do të marrin këto të holla si premi për fitore dhe kalim në raundin e radhës të kësaj gare, transmetojnë mediat shqiptare sot fjalët e kryetarit të nënkampionit të Shqipërisë.
Kukësi pasi që eliminoi Torpedo Zhodinon belloruse në raundin e parë kualifikues, tashmë ka eliminuar edhe Mladostin e Podgoricës për të dalur në të tretin ku takohet me Legian e Varshavës nga Polonia.