DEBUTUESI

uefa.com
Kukësi ndaj Sarajevës
12 July, 2013 @2:19
Skuadra e Kukësit, që këtë stinor 2013/14, po debuton në gara europiane me pjesëmarrjen në Europa League ka arritur që të kualifikohet në raundin e dytë të kësaj gare.
Ata në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Qemal Stafa ndaj Florës së Talinit estonez, kanë barazuar 0-0 dhe me anë të rezultatit të përgjithshëm pas dy ndeshjeve 1-1, sipas rregullës së golit si mysafir shkojnë përpara.
Kukësianët është dashur që të luajnë me kujdes të shtuar në minutat e fundit të takimit, pasi që u desht të vazhdojnë me dhjetë lojtarë në fushë, kur kosovari Besar Musolli u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 79-të të ndeshjes.
Kukësi është ekipi i vetëm shqiptar që ka siguruar xhiron e dytë të kualifikimeve në Europa League, pasi që ditë më parë u eliminua Laçi nga skuadra e Luksemburgut, Differdange, ndërsa sonte u eliminua edhe Teuta e Durrësit nga skuadra molldave, Dacia, përkundër se kishte epërsi nga ndeshja e parë 3-1. Durrësakët u mposhtën në Molldavi 2-0 dhe rregulla e golit si mysafir doli të jetë jetësore për ekipin molldav, pasi që pas dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.
Skuadra azerbejxhanase e Qarabagut ku luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, Admir Teli dhe Ansi Agolli, ka arritur të shkojë gjithashtu tutje, pasi që sikurse në ndeshjen e parë, kanë mposhtur maqedonasit e Metalurgut 1-0, por kësaj radhe si vendas.
Genc Iseni, i cili luan për tetovarët e Teteksit, kësaj radhe nuk ka arritur ta shpëtoj skuadrën e tij nga eliminimi. Ai përkundër se u inkuadrua në gjysmëorëshin e fundit të ndeshjes ndaj Pyunikut nga Armenia. Iseni kishte shënuar gol në minutën e fundit të takimit të parë për barazim 1-1, ndërsa sot ekipi i tij u mposht në Armeni 1-0.
Në raudin e dytë, Kukësi do të luaj ndaj Sarajevës e cila mposhti në të dy ndeshjet skuadrën nga San Marino, Libertas.