REVANSHI

Panorama Sport
Kukësi shpreson kualifikimin
25 July, 2013 @9:00
Kukësianët që shkruan histori duke kaluar raundin e parë të kualifikimeve në Europa League duke barazuar dy herë me Flora Tallin të Estonisë, sonte kanë mundësi që ta rishkruajnë atë.
Pasi që ekipi nga verilindja e Shqipërisë arriti ta regjistrojë edhe fitoren e parë europiane, duke e mposhtur Sarajevën në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese të Europa Leauge, ata sonte presin kualifikimin duke shpresuar në rezultat të favorshëm në kryeqytetin boshnjak.
Ekuipazhi i kaltër ka udhëtuar dje me aeroplan privat për në Sarajevë, duke marrë me vete edhe dhjetë tifozë që kanë paguar paketën prej 300 eurosh! Përkundër presionit të madh që do të kenë nga tifozëria vendase në stadiumin olimpik, Asim Feratovic Hasa, nënkampionët shqiptar besojnë fuqishëm në kualifikim.
EUROPA LEAGUE, Sonte:
21:00 Asim Feratovic, Sarajevë | Sarajevo-Kukësi | (2-3) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Mikhail Vilkov (Rusi) |