KUKËS
Kukësi zyrtarizon mesfushorin gjeorgjian
29 January, 2021 @16:45
Mate Tsintsadze është lojtar i Kukësit.
Zyratrizmi ka ardhur nga klubi verilindor, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Lojtari nga Gjeorgjia ka luajtur në kampionatin vendas, duke dhënë një kontribut të çmuar.
Vlen të theksojmë përformancat me ekipe si Jelgava, Rustavi, Pogon Szczecin dhe Dinamo Tbilisi. 26-vjeçari i është bashkuar menjëherë ekipit, në prag të takimit të nesërm ndaj Skënderbeut.
Kukësi synon që të përmirësohet në renditje, pas një nisje jo dhe aq të mirë.
“Mate Tsintsadze është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori gjeorgjian, ka firmosur sot zyrtarisht me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2022. Mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin gjeorgjian duke luajtur me Dinamo Batumi. Në të kaluarën, Tsintsadze është aktivizuar me Torpedo Kutaisin, duke zhvilluar edhe dy ndeshje kundër skuadrës sonë në Europa League ku edhe ishte ndër më të dalluarit në fushë. Mesfushori është bashkuar në stërvitje me ekipin ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tsintsadze! Mogesalmebit TsintsadzeSkeda e Lojtarit:Emri: Mate TsintsadzeMosha: 26 vjeçKombësia: GjeorgjianPozicioni: MesfushorKlubet e mëparshme: Dinamo Batumi, Jelgava, Torpedo Kutaisi, Rustavi, Pogon Szczecin, Dinamo Tbilisi.” ka njoftuar Kukësi për transferin e fundit të ekipit.
Kujtojmë, Kukësi ditë më parë ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, Mirel Josa.