EURO2016

Kundërshtari i Shqipërisë me fanella enigmatike
27 March, 2016 @19:09
Rumania, kundërshtari i Shqipërisë në fazën grupore të Euro2016, ka habitur të gjithë me fanellat që ka përdorur sot në stërvitjet para miqësores me Spanjën.
Në fanellat e Rumanisë nuk kishte numra të zakonshëm, por kishte ekuacione matematikore, zgjidhja e të cilave jep numrin e lojtarit përkatës.
Arsyeja e këtij veprimi nuk është bërë e ditur ende.