BKT SUPERLIGA

Kupa e Kosovës, javën tjetër
16 November, 2012 @16:01
Federata e Basketbollit të Kosovës ka tërhequr shortin për ndeshjet e para të Kupës së Republikës së Kosovës në basketboll për stinorin aktual 2012/13.
Të ndarë në katër grupe, katërshja e madhe mund të takohet vetëm në Final Four, ndërsa në xhiron e parë nuk ka ndonjë ndeshje që mund të ketë rivalitet i madh, veçse fitore të lehta të vendasve.
Mbrojtësi i titullit të Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça, e cila gjendet në Grupin B do t’ia nis sfidës së Kupës me ndeshje ndajFuturës. Ndërsa lideri i BKT Superligës, Peja, do të ndeshet me liderin e Ligës së Parë, Studentin.
Datat e sakta dhe ora e fillimit të ndeshjeve përcaktohet gjatë ditëve në vijim.
KUPA E KOSOVËS, XHIRO I:
21/22 nëntor 2012
Grupi A:
Bashkimi – Kastrioti
Vëllaznimi – Ylli
Grupi B:
Trepça – Futura
RTV 21 – Fushë Kosova
Grupi C:
Prishtina – Malisheva
Drita – Llapi
Grupi D:
Peja – Studenti
Kosova V – Skenderaj
TRE FITUESIT E FUNDIT TË KUPËS SË KOSOVËS JANË:
2011/12 – Trepça
2010/11 – Peja
2009/10 – Sigal Prishtina