Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLASIN KLUBET

Kuptohen dy të ftuarit e parë te Kosova

Kuptohen dy të ftuarit e parë te Kosova


17 March, 2022 @22:22

Derisa Federata e Futbollit të Kosovës është e zënë me punë tjera, skuadrat e huaja po bëjnë të ditur se lojtarët e tyre nga Kosova janë ftuar për të qenë pjesë e miqësoreve të Kosovës në fund të muajit mars.

Kosova pret Burkina Fason më 24 mars në Prishtinë, ndërsa luan ndaj Zvicrës më 29 mars në Zurich.

“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë në reprezentacion të Kosovës, që do të ketë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars,” ka bërë të ditur ekipi kroat Hajduk sot gjatë ditës.

Ndërsa më vonë, edhe Paderborn ka bërë të ditur se lojtari i tyre Florent Muslija do të grumbullohet me Kosovën në miqësoret e marsit.

Te Kosova, derisa të publikohen ftesat, kujtojmë se do të debutojë selektori i ri, Alain Giresse.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova