BASTORET
Kuqezinjtë favorit ndaj Lituanisë
14 October, 2020 @15:10
Shqipëria vazhdon të jetë favorite në ndeshjet e Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.
Edhe kësaj radhe, përkundër rezultateve dhe humbjes pikërisht nga Lituania, kuqezinjtë janë parë favorit për fitore në ndeshjen Lituania - Shqipëria.
Sipas bwin.com kuqezinjtë për fitore kanë kuotën 2.05, ndërsa vendasit 4.00. Barazimi kuotohet me 3.00.
Kurse sa i përket rrjedhës së ndeshjes, pritet që të ketë pak gola në takim, pasi që 1.45 është kuota për deri në dy gola në ndeshje, kurse për më shumë se tre gola kuota është 2.60.