PAR NDESHJES
Kuqezinjtë me mesazh prekës para ndeshjes me Anglinë
28 March, 2021 @17:55
Futbollistët e kombëtares shqiptare në përgatitjet para ndeshjes me Anglinë dolën në fushë me fanella të veçanta me mbishkrimin ku shkruante: “Heroi heshtur mes nesh!”.
Këtë mesazh kuqezinjtë ia dedikuan Arjan Salës, i cili ditë më parë u sakrifikua duke mbetur mes flakëve për të shpëtuar punonjësit e qendrës tregtare në Tiranë, ku punonte si roje sigurie.