TE SHORTI
Kuqezinjtë në vazon e katërt
12 October, 2015 @15:23
Kampionati Europian që nis më 10 qershor 2016 në Francë, në short do të vë Shqipërinë në vazon e katërt - si skuadër debutuese në këtë garë, duke qenë në vazon e fundit.
Prandaj, Shqipëria mund të përballet këtu me super favoritët europianë si Spanja, Gjermania, Anglia, etj. që natyrisht do të përcaktohet nga shorti në dhjetor 2015.
Faza e grupeve në EURO 2016 do të zgjashë nga 10 qershor deri më 22 qershor të vitit 2016.
Kuqezinjtë në rastin më të keq, do të jenë 11 ditë të ‘instaluar’ në Francë.