Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI

Kuqezinjtë që shkruan historinë në EURO 2016, mbesin pa pasaporta diplomatike

Kuqezinjtë që shkruan historinë në EURO 2016, mbesin pa pasaporta diplomatike


1 April, 2021 @22:33

Suksesi i jashtëzakonshëm i kombëtares shqiptare në vitin 2016, tashmë ka filluar të harrohet. Kjo së paku nga ana e Qeverisë së Shqipërisë, e cila nuk e ka ndërmend t’i vazhdojë privilegjet që u kishte afruar lojtarëve dhe stafit të gjërë në atë kohë.

Më 2016 Shqipëria ishte kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në një Kampionat Botëror. Atë botë, Qeveria e Shqipërisë duke e vlerësuar lartë këtë sukses, kishte vendosur që ta shpërblejë duke i pajisur kuqezinjtë me pasaporta diplomatike.

Ndërkohë, në ditën e ndeshjes ndaj San Marinos, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i dërgoi një shkresë zyrtare FSHF-së duke deklaruar se të gjithë personat që janë pajisur me pasaporta diplomatike, duhet t’i dorëzojnë ato brenda afatit të caktuar, përkatësisht deri më 1 qershor 2021.

Sipas “Panorama Sport”, thuhet se futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën me pasaportë diplomatike pas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Evropian, ndërsa me një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria