Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - CRYSTAL PALACE

Lacazette shpëton Arsenalin, Vieiras iu mohua fitorja e madhe

Foto: premierleague.com

Lacazette shpëton Arsenalin, Vieiras iu mohua fitorja e madhe


18 October, 2021 @23:36

Sulmuesi francez Alex Lacazette ka shënuar thellë në kohën shtesë për të shpëtuar një pikë për ekipin e tij, Arsenal, në ndeshjen ku trajneri i kundërshtarit, legjendë e klubit të Arsenalit ishte afër të merr fitore pas rikthimit të tij në stadiumin ku bëri emër.

Patrick Vieira ishte shumë afër të befasojë topçinjtë, pasi që ekipi i tij Crystal Palace ka arritur që në pjesë të dytë të përmbys epërsinë e pjesës së parë 1-0 në 1-2, për ta pranuar golin krejt në fund, për përfundmitaren 2-2 [Auba 8, Lacazette 90+5 - Benteke 50, Edouard 73].

Shqiponjat mysafire ishin gati për t’i kapur tri pikë, derisa në fund, s’arritën ta pastrojnë topin nga zona pas kornerit, e Lacazette zëvendësues u gjend më së miri para portës, pasi që Ben White pa tentimin e tij të dëbuar.

Arsenal me këtë barazim hypë në pozitën e 12 me gjashtë ndeshje pa humbje, ndërsa Palace mbetet i 14 me barazimin e tretë rresht.


 
Të gjitha lajmet nga