MILAN - SAMPDORIA

Foto: AC Milan
Leao për fitore, Milani merr kreun!
13 February, 2022 @14:26
Një gol i shënuar nga Rafael Leao në minutën e 8’ i ka mjaftuar Milanit sot që ta fitojë ndeshjen ndaj rivalit të vjetër, Sampdorias.
Në fund, ndeshja mes skuadrave në fjalë u mbyll 1-0.
Kjo fitore bën që Milani, me një ndeshje më shumë të luajtur, momentalisht të jetë kryesues i elitës së futbollit italian, me liderin Inter që u ndal mbrëmë në udhëtim te Napoli.
Ndeshjen e ardhshme në ligë, Milan e luan në udhëtim te Salernitana, kurse Sampdoria e pret Empolin.