Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI - INTER

Rrahmani 90 minuta, derbi pa fitues, mundësi për Milanin

Rrahmani 90 minuta, derbi pa fitues, mundësi për Milanin


12 February, 2022 @19:59

Pa fitues është mbyllur ndeshja kryesore e xhiros në Itali, ajo mes Napolit dhe Interit.

Skuadrat në fjalë takimin e mbyllën me barazim 1-1.

Insigne me golin e tij nga pika e bardhë (7’) ia dha epërsinë e hershme Napolit, por kampioni në fuqi i Italisë nuk lejoi humbjen dhe barazoi me Dzekon në minutën e 47’, për ta mbyllur takimin të paktën me një pikë të fituar.

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i Kosovës, edhe sonte ishte startues te Napoli dhe luajti përgjatë gjithë ndeshjes.

Ky rezultat mund të jetë pozitiv për Milanin. Skuadra rossonere me një fitore të mundshme ndaj Sampdorias këtë fundjavë, do të ngjitet në vendin e parë të renditjes (me një ndeshje më shumë se Interi).

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A