MEDIA

Lëndimi i Valonit, jo serioz
23 September, 2021 @15:25
Valon Berisha pritet të jetë i gatshëm për përballjet e Kosovës gjatë muajit tetor.
Së paku kështu ka thënë vetë futbollisti në një deklaratë të tij për Kohën, derisa ka publikuar edhe fotografinë e këmbës së tij me kopsa të lidhura pas ndeshjes.
Berisha është lënduar në minutën e tetë të ndeshjes së Reimsit mbrëmë dhe është zëvendësuar menjëherë, për shkak të mos mundësisë për të qenë pjesë e lojës.
Kosova në tetor zhvillon dy ndeshje. Ndaj Suedisë si mysafire me 9 tetor dhe ndaj Gjeorgjisë si vendase më 12 tetor.
Kosova në Grupin B kualifikues për Botëror deri tash ka një fitore të vetme nga pesë ndeshje të zhvilluara.