Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Lëndohet Zeneli, do të mungojë në ndeshjet e Kosovës

Lëndohet Zeneli, do të mungojë në ndeshjet e Kosovës


18 March, 2022 @14:08

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, është lënduar në përballjen e fundit të ekipit të tij Reims që e luajti ndaj Lyonit në Ligue 1.

Njoftimin e ka bërë të ditur France Bleu, ndërsa parashihet që Arbër Zeneli të mungojë rreth një muaj nga fushat e gjelbëra, kështu që ai nuk do të jetë në listën e të ftuarve të përzgjedhësit Alain Giresse për ndeshjet miqësore ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës, që luhen më 24, përkatësisht më 29 mars.

Kujtojmë, ka një muaj që Zeneli iu kthye fushave pas lëndimit të kaluar, që e pati lënë jashtë për afro nëntë muaj.

Zeneli është njëri ndër lojtarët më të mirë të Kosovës, ndërsa është zgjedhur edhe si futbollisti më i mirë i Kosovës një herë edhe nga FFK.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova