UEFA FUTSAL CUP
Liburni dekason Titogradin, shumë pranë kualifikimit
24 August, 2017 @20:00
Me rezultat të thellë 7-2 është mbyllur ndeshja e dytë e Liburnit në raundin parakualifikues të UEFA Futsal Cup, duke bërë kështu që klubi gjakovar të jetë shumë pranë kualifikimit, pasi që në ndeshjen e tretë i mjafton vetëm barazimi për të kaluar në ‘Main Round’ të UEFA Futsal Cup, ekuivalente me Champions Leaguen në futboll.
Golashënues të Liburnit sonte ishin Brahimi (2), Selmanaj (2), Brovina, Kasapi dhe Selimi, ndërsa për malazezët shënuan Mugosa dhe Vuksanovic.
Sa i përket skuadrave tjera, edhe Flamurtari edhe Shkupi pësuan humbje në ndeshjet e tyre. Shkupi u mposht 9-2 nga skuadra malteze Luxol St.Andrews, derisa Flamurtari u mposht 12-2 nga turqit e Arnavutkoy Beledyie Spor.
Ndeshjen e tretë Liburni e luan më 26 gusht ndaj skuadrës nikoqire, Differdange nga Luksemburgu.