ANGLIA - POLONIA
Lideri fiton përsëri, 9 pikë për 3 ndeshje
31 March, 2021 @22:38
Edhe një fitore për Anglinë në grupin I kualifikues drejt Kampionatit Botëror të Katarit.
Sot përfaqësuesja e drejtuar nga Southgate e mposhti 2-1 Poloninë, për t’u ngjitur kështu në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura në grup.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE
Serinë e golave në këtë takim e hapi Harry Kane nga pika e bardhë në minutën e 19’, e që nga ai moment më gola nuk pati deri në minutën e 58’, kur Polonia barazoi me futbollistin Moder pas një pakujdesie në mbrojtjen angleze.
Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ishte Harry Maguire ai që ia siguroi fitoren Anglisë, duke shënuar për 2-1, që doli të ishte epilogu përfundimtar i duelit.
Kjo fitore bën që Anglia t’i prijë Grupit I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, me 9 pikë pas 3 ndeshjeve, kurse Polonia, që sonte ishte pa Lewandowskin e lënduar, momentalisht ka 4 pikë pas 3 ndeshjeve.