VËLLAZNIMI
Lideri Vëllaznimi, mbetet pa trajner
27 December, 2021 @14:17
Lideri në Ligën e Parë, Vëllaznimi, është pa trajner aktualisht.
Trajneri kroat, Franko Sterle, në llogarinë e tij personale në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjakovare.
Sterle është larguar nga Vëllaznimi për shkak të problemeve financiare, siç ka cekur ai në postimin e tij.
Vëllaznimi me trajnerin Sterle i fitoi të gjitha ndeshjet në stinorin vjeshtor (10 fitore - 0 humbje).