SHQIP NË BOTË
Lila pritet me ovacione
23 September, 2015 @20:20
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Andi Lila, i është rikthyer ekipit të tij të dikurshëm Pas Giannina sonte.
Lila u fut në ndeshje në minutën e 52-të të ndeshjes në vend të serbit Brana Ilic, derisa tifozët janinas e kanë pritur me ovacione shqiptarin.
Lila stinorin e kaluar kishte kaluar nga Pas Giannina te Parma në Serie A, ku kishte shkëlqyer, por falimentimi i ekipit bëri që ai të rikthehet në Janinë.
Kavajasi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të të ndeshjes, derisa Pas Giannina mposhti Atromitosin me golin e Stavros Tsoukalasit, që shënoi në minutën e 29-të të takimit.