MBETET NË SERIE A
Lila te Atalanta
10 June, 2015 @20:26
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Parmës në pjesën pranverore të stinorit, shqiptari Andi Lila, pritet të jetë pjesë e Atalantas stinorin që vjen në Serie A.
Njoftimin e ka bërë të ditur Gianluca Di Marzio, derisa Lila 29 vjeç u dallua me dy gola në 13 ndeshje të zhvilluara për ekipin e tij.
Gjithçka pritet të sqarohet pasi që ekipi i tij Parma, do të kuptojë nëse do të shpëtojë nga kriza financiare apo jo. Sidoqoftë, Bergamoja e pret atë krahëhapur shkruan Di Marzio.
Lila kishte shënuar ndaj Interit dhe Sassuolos këtë stinor në Serie A, edhepse mbrojtës. Ai te Parma kaloi gjatë afatit kalimtar dimëror nga ekipi grek PAS Giannina.