DRENASI - LIRIA

Liria fiton në Drenas, ngjitet në vendin e dytë
5 March, 2022 @15:18
Me 3 pikë do të kthehet nga Drenasi sot skuadra e Lirisë!
Prizrenasit e drejtuar nga Granit Begolli shënuan fitore 1-2 ndaj Drenasit vendas, për t’u ngjitur kështu në vendin e dytë të Grupit A në Ligën e Parë.
Gjatë ndeshjes Liria kishte epërsi dy golëshe (Donart Sheqerolli, Astrit Berisha), e më pas Drenasi e ngushtoi rezultatin në 1-2, por nuk mund të bënte më tepër dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.
Kështu, Liria për momentin është e dyta në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Drenasi për momentin renditet i teti në këtë grup.
Xhiron që vjen, Drenasi i shkon Trepçës ‘89, kurse Liria e pret Istogun.