ULPIANA - LIRIA

FOTO / Liria
Liria një hap para Superligës
27 May, 2023 @16:51
Në ndeshjen e parë të barazhit të Ligës së Parë, Liria e mposhti me lehtësi Ulpianën me rezultat 1-3 [Gentian Emini 88’ - Edmond Likaj 4’, Petrus Megameno 45+5’, Diellor Beseni 52’].
Skuadra Prizrenase kaloi në epërsi që nga minuta e 4’, me Edmond Likaj, pas një tollovie në zonën e Ulpianës.
Liria e fitoi një penallti me Prins Tijuezën në minutën e 29’, por më pas u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Në minutën e 5 shtesë të pjesës së parë, djelmoshat e trajnerit Xhengis Rexhepi, e dyfishuan epërsinë, pas një super asistimi të Liridon Fetahaj nga korneri, mbrojtësi Petrus Megameno me një gjysmë vole ka shënuar.
Në minutën e 52’, Diellor Beseni shënoi golin e tretë të Lirisë që ishte edhe goli i rehatisë.
Përkundër rezultatit, Liria ishte skuadra më kërkuese. Astrit Berisha shënoi në minutën e 66’, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Ulpiani shënoi në minutën e 88’ të ndeshjes me Gentian Eminin.
Liria tani është një hap para Superligës, ku do të përballet me njërën nga skuadrat e Superligës Ferizaj / Trepça’89 më 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.