PRIZREN

Liria U17 - Besiktas U17, miqësore
18 June, 2022 @12:25
Shkolla e Futbollit të Lirisë në vazhdën e organizimeve të saja, bëhet e ditur se ka arritur marrëveshje për të zhvilluar ndeshje miqësore me kampionët e Turqisë, Besiktas U17.
Sipas njoftimit të botuar në llogarinë e klubit në Instagram, Liria U17 do të zhvillojë miqësore vëllazërore me ekipin turk në Prizren.
Ndeshja Liria U17 - Besiktas U17 do të zhvillohet në Përparim Thaçi të Prizrenit më 5 korrik me fillim prej orës 18:00.