Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS TRAJNERIT, LARGOHET EDHE LOJTARI I DALLUAR I EKIPIT

Liridon Fetahaj ndahet nga Liria

Liridon Fetahaj - ndahet nga Liria/ Fotot: TopSporti.com & Liridon Shala

Liridon Fetahaj ndahet nga Liria


14 June, 2023 @13:49

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Lirisë përgjatë stinorit ku ekipi iu rikthye Superligës pas katër vitesh mungesë, Liridon Fetahaj, ka bërë të ditur se është ndarë me ekipin e tij.

Liridon Fetahaj

“Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e klubit. Falenderoj jashtëzakonisht shumë tifozërinë prizrenase që më kanë përkrahur tepër shumë,” ka shkruar ndër të tjera Fetahaj në njoftimin e tij në rrjete sociale.

Liridon Fetahaj

Futbollisti 31-vjeçar përgjatë karrierës së tij por Lirisë ka qenë edhe pjesë e Prishtinës dhe Ballkanit në Superligë. Në stinorin 2022/23 drejt rrugëtimit të Lirisë në Superligë, ai në disa raste ka shënuar gola vendimtarë në momentet e fundit të ndeshjes për të mbajtur gjallë ekipin gjatë stinorit të rregullt në Ligë të Parë Grupi A.◼️


 
Të gjitha lajmet nga