Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ SHKODRE NË TIRANË

Liridon Latifi zyrtarizohet te Tirana

Liridon Latifi zyrtarizohet te Tirana


17 June, 2023 @1:00

Pas ndarjes me Vllazninë e Shkodrës, ku luajti në dy stinorët që i lamë pas, mesfushori i krahut Liridon Latifi do të jetë pjesë e Tiranës për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar Latifin përmes një videoje, ndërsa ky i fundit është parë me fanellën bardhekaltër të kryeqytetasve që u bënë nënkapmionë të Shqipërisë në edicionin e fundit të garave të Superiores.

Latifi 29-vjeç në stinorin 2022/23 të Superiores ka luajtur në 17 ndeshje ndërsa ka shënuar dy gola. Ai futbollit shqiptar iu rikthye pas një aventure në Hungari e Moldavi.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore