Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Lista e Shqipërisë në futsall me 7 lojtarë nga skuadrat kosovare

Lista e Shqipërisë në futsall me 7 lojtarë nga skuadrat kosovare


4 April, 2021 @20:04

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës që do të luhen gjatë këtij muaji.

Grumbullimi i kuqezinjve ka nisur sot për ndeshjen e datës 7 prill kundër Kroacisë në Tiranë dhe asaj të datës 11 prill kundër Ukrainës në udhëtim. Që të dy ndeshjet zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Futsall 2022.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Erind Resuli, për këto dy ndeshje ka ftuar 14 lojtarë, ku gjysma e tyre luajnë në skuadrat kosovare, ndërkaq bie në sy edhe mungesa e lojtarëve të rëndësishëm si Besnik Rexhepajt, Rej Karaja, Almir Hasaj, Julio Cesar De Melo, Klodian Rrapi, Agon Ramadani dhe Enrico Bicaj.

Nga lojtarët e ftuar prej skuadrave kosovare janë: Cristiano Da Silva Cardoso (FC Prishtina), Narcis Alibegu (FC Prishtina 01), Kemal Gashi (Llapi), Ermir Kryeziu (Liburn), Shqipron Brahimi (FC Liqeni), Halim Selmanaj (Liburn) dhe Mentor Mejzini (FC Prishtina 01).

Shqipëria është e shortuar në Grupin 1 të kualifikimeve të Evropianit së bashku me Kroacinë, Ukrainën dhe Danimarkën. Deri tani kuqezinjtë kanë 3 pikë, po aq sa edhe Danimarka dhe Ukraina, ndërkohë që grupin e kryeson Kroacia me 12 pikë pas 4 ndeshjesh.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga