KLOPP

Foto:Google
Liverpooli nuk dorëzohet
13 April, 2021 @14:39
Jurgen Klopp foli sot në konferencën përpara ndeshjes së çerekfinales kundër Real Madrid.
Ndeshja e parë në mes Real Madrid dhe Liverpool përfundoi me rezultat 3:1 për ekipin e Zizous.
Gjermani tha se ekipi i tij kishte bërë gabime në dy golat e fundit të madrilenëve. Ai gjithashtu shprehu se është në disponim për këtë ndeshje
“Goli i parë i Madridit ishte një top i shkëlqyeshëm i gjatë. Por dy golat e tjerë nuk i mbrojtëm mjaftueshëm mirë. Ne duhet ta ndryshojmë atë. Unë jam plotësisht në disponim për këtë lojë. Çfarëdo që duam në këtë ndeshje, duhet të tregojmë gjatë ndeshjes, jo këtu”.
Trajneri i Liverpool nuk dorëzohet pavarësisht rezulatit 3:1 në të mirë të madrilenëve.
“Ne tashmë e dimë që nuk është një sezon i shkëlqyeshëm. Me një rezultat 3-1 duket se tashmë jemi jashtë dhe se nuk kemi asgjë për të humbur, por do të provojmë, është puna që ata në ndeshjen e parë ishin më të mirë se ne, por ishte vetëm ndeshja e parë. Ne duhet të jemi në një nivel të lartë për të pasur ndonjë shans”.
Klopp shprehu mbështetje për Arnold, pasi po kritikohet për paraqitjet e tij.
“Është një situatë e veçantë, por ai ka reaguar shumë mirë.
U pyet edhe për nivelin e brazilianit Vinicius Jr gjithashtu foli me admirim për Kroos.
“Ai më bëri përshtypje, nuk më befasoi. Ai është një talent i pabesueshëm. Kroos është një lojtar i shkëlqyeshëm që kur ishte shumë i ri dhe është bërë një nga futbollistët më të suksesshëm në botë. Ai është i aftë të ndryshojë lojën nga zona shumë të thella të fushës,”
Ndeshja zhvillohet nesër, 14.04, me fillim nga ora 21:00.