REAL MADRID

Sergio Ramos pozitiv në COVID-19
13 April, 2021 @12:41
Real Madrid në mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se kapiteni i tyre Sergio Ramos është testuar si pozitiv në COVID-19.
Klubi madrilen ka lëshuar një komunikatë ka kë bërë të ditur se kapiteni i tyre ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit të bëra të stafit dhe lojtarëve të ekipit.
Ramos, që ende nuk e ka të qartë të ardhmen se a do të qëndrojë ende në Real dhe aktualisht ka qenë i lënduar duke mos arritur t’i ndihmojë ekipit në fushë, tashmë me konfirmimin si pozitiv, do të detyrohet që në dy javët e ardhshme të izolohet.
Kontrata e Ramosit me skuadrën përfundon më 30 qershor të këtij viti.