BITCOIN

Bonuset e lojtarëve: tashmë paguhen edhe me Bitcoin!
13 April, 2021 @8:44
“Epokë” e re në Premier League!
Zyrtarisht, klubi i Southamptonit ka të drejtë t’i paguajë bonuset e ndryshme të lojtarëve me Bitcoin.
Pas marrëveshjes së re 3-vjeçare me kompaninë Coingaming Group, kompania pronare e Sportsbet.io, që është sponzori i fanellave të Southamptonit, skuadra angleze ka fituar të drejtën ligjore që bonuset e ndryshme të lojtarëve të mund t’i paguajë me Bitcoin.
Klubi i Southamptonit dhe kompania Coingaming Group janë shprehur të lumtur për këtë marrëveshje, duke shkruar që kjo mënyrë e pagesës është profitabile për të gjithë dhe përfitimet e ndryshme nga përdorimi i Bitcoin vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.