Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORBES

Skuadrat më të vlefshme në Botë, një kryesues i ri pas 16 viteve!

Skuadrat më të vlefshme në Botë, një kryesues i ri pas 16 viteve!


13 April, 2021 @7:52

Pas 16 viteve dominim nga Manchester United (11 herë në krye) dhe Real Madrid (5 herë në krye), tashmë epiteti i skuadrës më të vlefshme në Botë i takon dikujt tjetër.

Sipas listës së re të FORBES, skuadra më e vlefshme në Botë momentalisht është Barcelona, që vlen 4.76 miliardë dollarë. Në vendin e dytë është Real Madridi (4.75 miliardë dollarë), e më pas vijnë Bayern Munchen (4.215 miliardë dollarë), Manchester United (4.2 miliardë dollarë) dhe Liverpool (4.1 miliardë dollarë), për ta kompletuar kështu top 5-shen.

Në top 10-she janë edhe Manchester City (4 miliardë), Chelsea (3.2 miliardë dollarë), Arsenal (2.8 miliardë dollarë), PSG (2.5 miliardë dollarë) dhe Tottenham (2.2 miliardë dollarë).


 
Të gjitha lajmet nga Premier League